Haradinaj i bindur: Derisa të na njohë Serbia, s’e heqim masën mbrojtëse prej 100%

Prishtinë | 22 Nën 2018 | 11:48 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj tha se edhe përkundër presioneve, institucionet nuk do të heqin dorë nga masa mbrojtëse prej 100% ndaj produkteve që vinë nga Serbia derisa shtetit fqinjë ta njohë Kosovën, raporton Ekonomia Online.

Kreu i ekzekutivit në seancë ku po diskutohet për dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme shtoi se nuk mjafton që Kosova të vazhdojë t’ju përshtatet agjendave të të tjerëve.

“Masat që janë vendos në produkteve që vijnë nga Serbia duhet të jenë të përhershme deri në njohje, deri sa Serbia të njoh Kosovën si shtet sovran ne nuk duhet me heq”.

“Pa një qasje të tillë është e pamundur me u mbërri një marrëveshje ndërkombëtare ligjërisht obligative e njohjes së ndërsjellë”, tha ai.

“Çdo arritje e sotme nuk është e një qeverie, por e gjithë neve dhe ju lus të mos tregojmë lëkundje në disa detyra që janë në interes nacional”.

Haradinaj luti sipërmarrësit që të mos i rrisin çmimet me rastin e rritjes së masës prej 100% për produktet serbe.

“I lus sipërmarrësit tanë ta kuptojnë që se kemi bërë këtë kundërmasë ndaj sipërmarrësve tanë, dhe për hatër të produkteve vendore, por nga zori që na ka sjell në këtë pikë dhe nuk është mirë dikush me e keqpërdorë këtë situatë me i rrit çmimet”.

“Fëmijët tanë me shkuar me luftuar krahpërkrah me vendet tjera”, tha ai duke treguar për dëshirën e tij në anëtarësimin nw Interpol.

Haradinaj tha se dëshira e tij në këtë seancë është që të i nxjerrim rekomandime më të qarta për politikën e jashtme.

“Në planin e brendshëm si Kosovë është përmbyllja e infrastrukturës së sigurisë në vend, përndryshe është jo i plotë dhe do ketë hendikepe të vazhdueshme me I taku familjes së shteteve”.

“Gjendja e Kosovës ka qenë në atë fazën ku ne kemi mbërri me ndihmuar veten me siguri por ende jemi importues të sigurisë, më në fund të japim garanci për veten dhe të ndihmojmë botën e aleatëve tanë”.

“Vetëm përshtatja e Kosovës në agjenda e procese nuk mjafton, nuk i jep rezultatet në fund, nëse vazhdojmë respektimin e çdo agjendën do konsumohen. Çështja e Kosovës është monedhë për një pjesë të politikës në Serbi me u konsoliduar më shumë”.

DREJTPËRDREJT – Vazhdon Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës sipas kërkesës së 42 deputetëve lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës

Posted by EkonomiaOnline on Thursday, November 22, 2018

Të ngjashme