Haradinaj i drejtohet Kusari-Lilës: Valltarët e Gadafit s’mund të më shesin patriotizëm

Prishtinë | 25 Mar 2020 | 13:43 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, në replikën e tij ndaj kryeministrit Kurt dhe deputetes së LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thumbuar këtë të fundit duke thënë se nuk mund t’i tregojnë asgjë për patriotizëm valltarët e Gadafit.

Në një përplasje me fjalë me Kryeministrin Kurti dhe deputeten e VV, Mimoza Kusari-Lila, Haradinaj ja ka përmendur kësaj të fundit vallëzimin para Gadafit, duke thënë me ironi se nuk kërcen para tij.

“Për patriotizëm personal, shkollë iu mbajë të gjithëve, unë nuk i vallëzoj Gadafëv edhe nuk kam nevojë askujt me i tregu a jam pro apo kundër amerikanëve, jam i këtij vendi të cilin me gjak e kam mbrojtur dhe e mbrojë çdo pëllëmbë”, ka thënë Haradinaj.

🔴DREJTPËRDREJT – Kuvendi mban seancë plenare, me kërkesë të LDK-së, për të shqyrtuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti

Gepostet von EkonomiaOnline am Mittwoch, 25. März 2020

Të ngjashme