Haradinaj i ndan medalje Berishës për kontributin në çështjen kombëtare

Prishtinë | 29 Tet 2020 | 16:14 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka ndarë medalje Rrustem Berisha për kontributin e dhënë për çështjen kombëtare.

Sipas Haradinajt, Berisha e ka nderuar kombin në etapa shumë të rëndësishme, njofton Klan Kosova.

“Shqiptarët e Malit të Zi u sfiduan shumë nga historia. Rrustem Berisha, djalë Arzhanice, e nderoi kombin në etapa shumë të rëndësishme”.

“Andaj, sot i kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, për kontributin e tij për çështjen kombëtare”.

Të ngjashme