Haradinaj: I papranueshëm vendimi për mbylljen e universiteteve

Prishtinë | 15 Kor 2019 | 17:51 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri I Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas mbylljes të tri Universiteteve publike në Kosovës. Ai përmes një postimi në facebook ka thënë se është i papranueshëm është i pa pranueshëm vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mbylljen.

Ja postimi i Haradinaj:

Është i pa pranueshëm vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mbylljen e tri Universiteteve Publike; atij në Pejë, në Mitrovicë dhe në Prizren.

Si kryeministër i vendit, e konsideroj të padrejtë mohimin e mundësisë për regjistrim të studentëve, duke ua humbur atyre vitin.

Ndaj këtij rasti do të veprojmë menjëherë, duke ndërmarrë hapa konkret në zgjidhjen e kësaj situate.

RH”, ka shkruar kryeminstri.

Të ngjashme