Haradinaj: S’kam nevojë për raportimin e Thaçit për dialogun me Serbinë

Prishtinë | 13 Nën 2018 | 15:56 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj,  pas mbledhjes së Qeverisë i është adresuar gazetarëve.

Ai ka thënë se nuk ka rend për zgjedhje derisa ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin e tij për çështjen e korrigjimit të territoreve ku e ka quajtur çështje të vdekur, raporton Ekonomia Online.

“Këto ditë nuk e kemi ndonjë agjendë për mundësinë me shku në zgjedhje, kemi Interpolin, vizat. Një debat i tillë ekziston mirëpo ne nuk e kemi. Qeveria edhe mundet me ra por nuk e shoh atë që bjen vetëm pse është hidhëruar Lista Serbe”, është shprehur Haradinaj.

“Është krejt e arsyeshme që mund të shfrytëzohet kjo si temë. Kur kalon kjo vala e idesë me territore e toka atëherë vjen kjo vala me pushtet të brendshëm. Është e vdekur ideja e territoreve. Njerëzit po e bëjnë krahasimin e marrëveshjes me Malin e zi”.

I pyetur a ndihet i anashkaluar për mos raportimin e presidentit edhe tek kryeministri, ai tha se ato çka janë në interesin e tij, ai është i informuar.

“Unë nuk di a ka diçka me bisedu me presidentin Thaçi. Kam pas bisedë me zv.kryeministrin Pacolli dje dhe ato çka i kom pas në interes besoj që i di”, tha ai.

Lidhur me kërkesën për transferim e një numri të studentëve nga universiteti i Tetovës në universitetin e Prishtinës,  ai tha se nëse cilësohet si ndërhyrje atëherë rektorati mund të dal me qëndrimin e tij.

“Është praktikë disa vjeçare. Ne u japim mundësi rikthimi studentëve në Kosovë. Nëse do të ishte ndërhyrje,, rektorati mund të jap qëndrimin e vet”, tha Haradinaj.

Ai foli edhe për zjarrfikësit.

“Ne kemi pas një sistem të shpërndarë të zjarrfikëseve në komuna. Meqenëse FSK ka kryer disa funksione të emergjencave tanimë do ta aftësojmë forcën e vet të zjarrfikësve dhe mendoj që në këtë mënyrë do të jemi më të plotë”, tha Haradinaj.

Të ngjashme