Haradinaj i përgjigjet Macronit: Kompromisi i vetëm, heqja e taksës në këmbim të njohjes

Prishtinë | 16 Kor 2019 | 11:12 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj i është përgjigjur presidentit francez Emanuel Macron, i cili gjatë vizitës së djeshme në Serbi tha se Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë kompromise për të arritur marrëveshjen përfundimtare, raporton EkonomiaOnline.

Haradinaj tha se Kosova kompromisin e vetëm që mund ta bëjë është heqja e taksës në këmbim të njohës nga Serbia.

Ai tha se nuk do të ketë vazhdim të dialogut pa një kornizë marrëveshje.

“Vlerësimi për kompromis është logjika e një këshille që jepen, mendoj që nuk bënë përjashtim. Falënderojmë Presidentin për sinqeritet të shprehur kur tha se Kosova dhe Serbia janë me perspektivë evropiane u pa qartë një dëshirë me i afrua dy shtetet. U pa një investim i madh. Nëse flasim për kompromis është nëse heqim taksën në shkëmbim të njohjes, mund të jetë kompromis kjo heqja e takës, ndërsa ajo që ka kërkua Kosova është bazike kemi kërkua kornizë marrëveshje për njohje të territorit ekzistues”, tha ai.

Ndërsa sa i përket zgjedhje të reja Haradinaj tha se kurdo që parlamenti vendos për zgjedhje do t’i pranojë ato.

“Zgjedhjet janë demokraci kurdo që parlamenti shkon në zgjedhje është e arritur, s’kemi histori të keqe me zgjedhje”, tha ai.

Haradinaj foli edhe për konkursin për bordet në 14 ndërmarrjet publike, ku tha se do tëë respektojnë marrëveshjen që e kanë me britanikët.

“Asnjë bord nuk e bëjmë pa dakordim me britanikët. Të gjitha procedurat i kemi respektua, por ka devijim, deri tash asnjë se kemi bërë pa ta.

Këto komente kryeministri Haradinaj i bëri gjatë një konferencë për media pas takimit me delegacionit britanik nga Foreign Office.

Lexo më shumë:

Të ngjashme