Haradinaj i pikëlluar për vdekjen e Nijazi Ahmetit, ngushëllon familjen

Prishtinë | 11 Dhj 2020 | 08:35 | Nga Ekonomia Online

Ramush Haradinaj, lider i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka ngushëlluar familjen Ahmeti për vdekjen e dr. Nijazi Ahmeti. Haradinaj përmes një reagimi në rrjetin social Facebook ka shprehur dhimbjen dhe pikëllimin e tij. 

“Do e kujtojmë gjithëherë si njeri të dashur e profesionist, si njeriun i cili në çastet më të vështira për Atdheun, do të angazhohej në Luftën Çlirimtare për t’i shëruar plagët e luftëtarëve të lirisë”, shkruan ai.
Tutje, Haradinaj ngushëllon familjen Ahmeti, kolegët, bashkëluftëtarët e doktorit dhe të gjithë ata që e njohën.


Shkrimi i plotë i Haradinajt:

I pikëlluar për ndarjen nga jeta të Dr. Nijazi Ahmetit. Do e kujtojmë gjithëherë si njeri të dashur e profesionist, si njeriun i cili në çastet më të vështira për Atdheun, do të angazhohej në Luftën Çlirimtare për t’i shëruar plagët e luftëtarëve të lirisë.Me këtë rast ngushëlloj familjen Ahmeti, kolegët, bashkëluftëtarët e doktorit dhe të gjithë ata që e njohën.Nijaziu u prehtë në paqe!

Të ngjashme