Haradinaj: I thashë Hahnit mos na ofendoni, na jepni një datë të saktë për heqjen e vizave

Prishtinë | 11 Jan 2019 | 15:21 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj ka treguar se i ka thënë komisionerit për zgjerim të Bashkimit Evropian (BE), Johannes Hahn, që të japë një datë të saktë për heqjen e vizave për kosovarët, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj i bëri komentet gjatë një takimi me një grup studentësh nga Iowa e ShBA-së. Ai tha se Kosova është e diskriminuar sa i përket lirisë së lëvizjes dhe se qytetarët po ndihen të ofenduar nga premtimet e zyrtarëve të BE-së.

“Jam në presion pasi që ai presion po ushtrohet me pajtimin me marrëveshjen me Serbinë. Askush nuk e thotë që kjo është një marrëveshje e mirë, sepse ata po na detyrojnë që urgjent ta bëjmë këtë marrëveshje”.

“Ne jemi të izoluar tash pasi që nuk kemi viza, por fqinjët tanë i kanë ato, ndërsa ne nuk mund të udhëtojmë lirshëm dhe një është një lloj diskriminim për ne. Pastaj komisionari Hahn vjen thotë se vitin e ardhshëm keni liberalizimin, e unë i kam thënë atij se pse po vazhdon të na ofendojë dhe nuk po na tregon ndonjë gjë të sigurt rreth kësaj”.

Kryeministri foli edhe për Kosovën që nga paslufta. Ai tha se jeta atëherë ka qenë më e lehtë të përballueshme deri sa tani ai tha se Kosovës po i mungon arsimimi i zhvilluar, raporton EO.

“Pas luftës të gjithë kanë qenq të lumtur pasi ke pasur 50 cent për një kafe dhe ka ë qenë të mjaftueshme në atë kohë. Tash dëshirojmë të kemi një jetë të mirë si popullsi e re”.

“Gjatë kohës së OKB-së e kuptuam kënaqësinë dhe shpresën por nuk zgjati shumë pasi të gjithë dëshironin një jetë tjetër se ajo e pasluftës. Gjëja më e keqe që po i ndodh të rinjve tanë është arsimimi”.

Të ngjashme