Haradinaj i trishtuar nga aksidenti afër Mramorit

Prishtinë | 16 Nën 2018 | 21:21 | Nga Ekonomia Online

Kreu i ekzekutivit kosovar, Ramush Haradinaj, ka shprehur dhembjen e tij për aksidentin në Mramor të Prishtinës, nga i cili mbetën të vdekur tre persona dhe u lënduan tre të tjerë, në mesin të cilëve edhe ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilicim Kiliç.

“I trishtuar me lajmin për humbjen e tri jetëve nga aksidenti i trafikut në Magjistralen Prishtinë – Gjilan. Ngjarjet si kjo janë momente dhimbjeje për të gjithë ne”, ka thënë Haradinaj.

“Shpreh keqardhjen për lëndimin e Ambasadorës së Turqisë, Kivilcim Kiliç. Ambasadorës dhe të lënduarve të tjerë iu dëshiroj shërim sa më të shpejtë”, ka shtuar më tej.

Të ngjashme