Haradinaj i uron shërim Hotit

Prishtinë | 03 Gus 2020 | 11:39 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka uruar shërim të shpejte kryeministri Hoti, pas infektimit me Coronavirus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, u ka uruar shërim të gjithë të prekurve nga COVID-19, ndërsa u ka shprehur ngushëllime atyre që kanë humbur të afërmit e tyre.

Ish-kryeministri ka folur  edhe masat që duhet të marrë Qeveria për rimëkëmbjen ekonomike .

Postimi i plotë i tij:

Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit dhe gjithë qytetarëve të prekur nga Covid-19, ju uroj shërim të shpejtë dhe rikthim në angazhimet e tyre të përditshme.

Bashkëndjej me të gjithë ata që humbën të afërmit e tyre, duke bërë thirrje tek të gjithë qytetarët që në funksion të ruajtjes së jetës njerëzore, t’i respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore.

Paralelisht, Qeveria e Republikës duhet ndërmarrë veprime konkrete për rimëkëmbjen ekonomike. Mirëqenia e qytetarëve asnjëherë nuk duhet vënë në rrezik. Andaj, të veprojmë të bashkuar që ta kalojmë me sukses edhe këtë krizë që ka kapluar të gjitha shtetet e botës.

RH

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme