Haradinaj i vendosur: Nëse s’ka progres deri në 2025, i pari do të kërkojë referendum

Prishtinë | 04 Shk 2021 | 10:18 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për president të Kosovës nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj se ky subjekt politik ka një listë me kandidatët më të mirë për deputetë, profesionistë të përgatitur, kredibil dhe me integritet.

Haradinaj gjatë shpalosjes së programit qeverisës në hapjen e fushatës elektorale në Prizren, tha se ringjallja ekonomike është ndër prioritetet e AAK-së.

“Në e kemi një Listë me kandidatët më të mirë. Profesionistë të përgatitur, kredibil e me integritet. Kemi programin qe ofron zgjidhje edhe për ringjalljen e ekonomisë, edhe për zhvillimin e qëndrueshëm, edhe për shtetin e së drejtës, edhe për sigurinë dhe gjithë sektorët tjerë veq e veq”, ka thënë kandidati për president të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka ripërsëritur se nëse nuk ka progres deri në vitin 2025, ai do të jketë i pari që do të kërkojë referendum për unionin Kosovë-Shqipëri.

“Dua të them se vota për Aleancën është votë për Presidentin, është votë për mbrojtjen e vendit dhe votë për përmbylljën e shtetësisë. Votë për Kosovën në Nato dhe integrim në BE. E kam deklaruar dhe po e përsëris, sot edhe nga shtëpia e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, se Nëse nuk ka progres të qartë deri më 2025, unë do të jem I pari që do të kërkojë referendum”, është shprehur Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme