Haradinaj i vendosur: Taksa është e drejtë para Zotit, askush s’guxon të jep asnjë pëllëmbë tokë

Reçak | 15 Jan 2019 | 12:01 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nën patronatin e presidentit Hashim Thaçi është mbajtur orë përkujtimore kushtuar 20-vjetorit të Masakrës së Reçakut.

Aty, kryeministri Ramush Haradinaj tha se taksa e vendosur për Serbinë është e drejtë para Zotit dhe se kritikat për vendin nuk janë nga miqtë ndërkombëtarë, por nga vendasit.

“Ne i kemi vendos taksë mallrave të Serbisë, cilës Serbi, kësaj që ia pamë krimet. Mas 20 vjetëve kemi vendos taksë. Për 20 vjet i kemi dhënë kohë me u kry do veprime të pakryera. A ka vendim më të drejt tek Zoti e tek robi se sa me mbrojt të drejtën tënde. Ne vendosem me bë ushtrinë. Kur e bëmë ushtrinë nuk shkelem të drejtë ndërkombëtare dhe i dhamë të drejtë vetës me u mbrojt. Nëse ne qëndrojmë tek vetja e i tregojmë ati tjetrit se me kë ka punë. Ne duhet me i ndihmu vetës dhe miqve”, tha Haradinaj raporton Ekonomia Online.

Haradinaj tha se kritikat për taksën po vijnë nga vendi jonë dhe jo nga miqtë ndërkombëtar.

“Nëse vazhdojmë me e forcu Kosovën edhe miqtë kanë me na përkrah. Kritikat që vijnë nuk i kem prej miqve, i kem prej brenda, por prej budallakive tona. Serbia po donë me u bë anëtare e BE-së, i ka edhe 3 vjet, edhe 3 vjet na mban kështu, e kur vjen 2022 është mirë ne mos me u pajtu me njohje të Serbisë, është mirë edhe ne me i lënë me prit. Ne nuk kem thënë që do të shkojmë në dialog pa i marr trupat e zhdukur”, ka thënë Haradinaj.

“Deri kur po donë miqtë tanë me e la vetën dhe me i rëndu shqiptarët. Ne i kemi pranu si miq po nuk bënë me i rëndu një popull të vogël. Na vranë e na prenë  e tash jepjani edhe një copë toke Serbisë. Le t’ia jep dikush një copë tokë Serbisë nëse guxon dhe do ta shohim se si do të dal. Unë sa të jem në këtë qeveri do ti grahi kësaj pune, edhe nëse më rrëzojmë prapë pas kësaj pune do të jem” tha Haradinaj.

Të ngjashme