Haradinaj ia huq me ngushëllimin për vdekjen e kompozitorit Kaçinari

Prishtinë | 27 Dhj 2019 | 15:08 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka ngatërruar emrin e kompozitorit Gjergj Kaçinari i cili ndërroi jetë sot, me atë të një profesionisti tjetër të muzikës, Alfred Kaçinari.

Haradinaj ndërsa ka ndarë ngushëllime nga Facebook-u, për t’ju referuar ndarjes nga jeta të kompozitorit Gjergj Kaçinari, ai ka shkruar në këtë rast duke përmendur emrin e autorit dhe kompozitorit të këngëve Alfred Kaçinari.

Ky status i Kryeministrit në detyrë Ramush Haradinajt, më pas është fshirë nga llogaria e tij zyrtare në facebook.

Kompozitori i njohur kosovar, Gjergj Kaçinari, u shua nga jeta dhe vdekjen e tij e bënë të ditur familjarët në rrjetet sociale.

Ai u lind me 25.04.1939 dhe ishte kompozitor i muzikës argëtuese, serioze dhe asaj të filmit e teatrit, shqiptar nga Kosova.

Gjergji i takon gjeneratës së mëvonshme të pas luftës së dytë botërore të kompozitorëve në Kosovë.

Të ngjashme