Haradinaj ia liron vendin e deputetit, Dreshaj: Nuk jam i njoftuar

Prishtinë | 15 Mar 2021 | 21:35 | Nga Ekonomia Online

Shemsedin Dreshaj nga AAK, është shprehur se deri më tani ka marrë vetëm informata jozyrtare se do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Ka qenë Daut Haradinaj që ka njoftuar se do të japë dorëheqje nga mandati i deputetit, për t’ia liruar vendin Dreshajt, për çfarë ai thekson se “kam vetëm informata anësore për këtë”.

“Zyrtarisht nuk jam i njoftuar as nga organet e partisë ose vet ai [Daut Haradinaj]”, është shprehur Dreshaj, njofton Klan Kosova.

Ndërkaq, Anëtari i AAK’së, Daut Haradinaj, ka bërë të ditur se do i lëshojë karrigen e deputetit në Kuvendin e Kosovës Shemsedin Dreshajt. Ai një gjë të tillë e ka bërë të ditur përmes një postimi në ‘Facebook’.

“Dëshiroj të ju falënderoj për besimin e dhënë tash e sa mandate, besim të cilin jam munduar ta kryej me nder duke qenë zëri juaj në Kuvend.

Tash ne rrethanat e reja që jemi, do heqë dorë nga ky mandat për t’i krijuar hapësirë Prof.Dr Shemsedin Dreshajt të jetë deputet, dhe për të pasur mundësi kohore që të jem më prezent nëpër komunat tona edhe për faktin se do kemi zgjedhje në këtë vjeshtë.

Po ma kërkon struktura angazhimin në terren dhe nuk dua t’a bëj punën në terren në dëm të mandatit të popullit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme