Haradinaj: Ia mora dialogun Mogherinit, e çova te Merkeli dhe Macroni

Prishtinë | 30 Sht 2019 | 16:48 | Nga Ekonomia Online

I nominuari i koalicionit AAK-PSD për kryeministër, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë sot në tubimin e koalicionit në Istog.

Ai ka folur, përveç tjerash edhe për procesin e dialogut të udhëhequr nga Federica Mogherini, të cilin e ka quajtur të rrezikshëm.

“Ka qenë shumë me rëndësi me e ndalë dialogun e zonjës Mogherini, jo me e marr unë, por me e ndal atë dialog. Ai dialog ka qenë në drejtim të gabuar, jo transparen, me rreziqe për Kosovën. Për fat është ndalë dialogu i zonjës Mogherini, është heq ai dialog edhe zotit Thaçi e zotit Vuçiq ia kam larguar dialogun, jo me e marr unë po ia kam largu dialogun e e kemi çu në tavolinë te Merkel dhe Macron. Kjo nuk ka qenë e lehtë, ka qenë e vështirë dhe nuk do të ndodhte pa përkrahjen e Amerikës”, ka thënë Haradinaj.

Të ngjashme