Haradinaj: Ideja për ndryshim kufijsh ka vdekur, kush mendon ndryshe është i varrosur politikisht

Prishtinë | 07 Maj 2019 | 12:17 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas mbledhjes së rregullt të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj në konferencën për medie, tha se ideja për ndarje dhe ndërrim kufijsh ka vdekur dhe kushdo që mendon këtë do të varroset keq politikisht, raporton Ekonomia Online.

“Ideja e kufijve e Vuçiqit e Daçiqit e kushdo qoftë është një shekull gatuajnë ide për ndarje, nuk mund të i ndaj më askush tokat e shqiptarëve nuk munden më me i luajt kufijtë ne Ballkan kushdo që shkon rrugës së korrigjimit të kufijve ka me u varros keq politikisht”, tha ai.

Haradinaj më tej tha se në Samit e Berlinit ka kaluar shumë mirë edhe me presidentin e Francës Emmanuel Macron nuk ka pasur debate, por që nuk janë kuptuar mirë në frëngjisht.

“Presidenti Macron ishte një njeri shumë i respektuar dhe kemi kaluar shumë mirë se që mendojnë disa të tjerë në komunikim, ata që flasin në korridore nuk e di se a flasin frëngjisht”, tha ai, raporton EO.

“Ne asnjëherë nuk kemi pas lëkundje në marrëdhëniet me Amerikën, vendimi i ardhjes së Gjeneralit është çështje kohësh, marrëdhëniet nuk do dobësohen por do forcohen, asnjëherë nuk kemi pas më mirë marrëdhënie me Amerikën se sa tani”, tha Haradinaj.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/301049664157771/

Të ngjashme