Haradinaj: Irinej harroi t’i inkurajojë serbët që ta pranojnë bashkëpunimin që ofron Prishtina

Prishtinë | 17 Pri 2019 | 13:03 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Ramush Haradinaj ka komentuar sot mbi vizitën në Kosovë të Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, Irinej.

Haradinaj ka thënë përmes Twitter, se Irinej gjatë qëndrimit në Kosovë, ka harruar t’u thotë serbëve që ta pranojnë bashkëpunimin që ofrojnë institucionet e Kosovës.

“Në mesazhin e tij shpirtëror gjatë vizitën në Republikën e Kosovës, Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej ka harruar që të inkurajojë serbët që ta zgjasin dorën e tyre në besimin, ndihmën dhe bashkëpunimin që ofron Prishtina”.

Gjatë vizitës në Kosovë, Irinej i ka quajtur shqiptarër, “Shiftari” dhe ka thënë se Serbia nuk do të heq dorë nga Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme