Haradinaj: Jam keqkuptuar, nuk kam thënë se do të ketë pastrim etnik

Prishtinë | 11 Pri 2017 | 12:30 | Nga

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka folur rreth deklaratave të tija dhënë ditë më parë ku tha se nëse Ramush Haradinaj ekstradohet për në Serbi, atëherë vendi mund të ballafaqohet me luftë.

Haradinaj ka thënë se deklarata e tij është keqkuptuar, ngase sipas tij asnjëherë nuk ka thënë se në Kosovë do të ketë spastrim etnik.

“Asnjëherë nuk kam thënë që do të ketë spastrim etnik. Ata po tentojnë ta spastrojnë Kosovën etnikisht, pra Beogradi zyrtar, por nëse donë më luajt me zjarr atëherë puna e mbarë i koftë”, ka thënë Haradinaj.

Tutje ai është shprehur se brenda Kosovës ka individ që po tentojnë ta destabilizojnë vendin.

“Pas deklaratave të mia ka pasur reagime të shumta. E përsërisë edhe njëherë e kam thënë me plotë vetëdije deklaratën time. Ajo deklaratë është kapur për bishti. Brenda Kosovës duhet me e kuptua se ka tendenca për ta destabilizuar këtë vend”, ka thënë Haradinaj gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës.

Tutje ai është shprehur se nuk ka provokim më të madh se sa mbajtja e Ramush Haradinajt në gjykime.

“Unë kam fol dhe e përsëris: Më pas kujdes se nuk luhet më me kombin tonë. Nuk ka provokim me të madh se përmes një njeriu të provokojnë ta destabilizojnë vendin. Këtë duhet ta dinë edhe përfaqësuesit diplomatik sepse po e mbajnë një njeri peng. Nuk lëshojmë pe më, përgjigjen e njëjtë kanë me marrë çdo herë si në 1998 e 99. Lirinë e kemi fituar vetë bashkë me përkrahjen e miqve tonë”, ka thënë ai.

Haradinaj thotë se ata që sot po krekosen për serbët e Kosovës, është mirë të tregojnë se si ndodhi vrasja “Panda” në Pejë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme