Haradinaj: Jam krenar të shoh se Kosova është bërë partnere e denjë e Gjermanisë

Prishtinë | 04 Dhj 2019 | 22:35 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj është duke marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 20 vjetorit të miqësisë dhe partneritetit Kosovaro – Gjerman, organizuar nga ambasada e Gjermanisë në Kosovë, GIZ dhe KfW.

Haradinaj ka thënë se është krenar ta shoh se Kosova është bërë partnere e denjë e Gjermanisë.

“Sot si kurrë më parë, bashkëpunimi mes dyja vendeve tona ka arritur nivelin më të lartë me punë dhe projekte konkrete. Partneriteti jonë shkon përtej projekteve, është miqësi dhe besim”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Tutje ai ka shkruar se Kosova është e lumtur që orientimin e saj politik dhe ekonomik e ka vendosur në krah, me Gjermaninë.

Të ngjashme