Haradinaj: Jemi të gatshëm t’i riatdhesojmë luftëtarët e Sirisë, Kosova është atdhe i të gjithëve

Prishtinë | 29 Nën 2017 | 15:09 | Nga Valbona Bytyqi

Zyra e Kryeministrit (ZKM) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP)  lansuan raportin “Të kuptuarit e faktorëve shtytës dhe tërhjekës: Intervistat me luftëtarët e huaj të kthyer dhe familjet e tyre”

Me rastin e lansimit të këtij raporti, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se ideja e islamit radikal në Kosovë, është një shpifje e krijuar nga një agjendë e rrezikshme që ka qarkulluar në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

“Ideja se islami është i rrezikshëm në Kosovë ëshë ide false-shpikje. Kosova është atdhe i të gjithëve dhe jemi të gatshëm t’i riatdhesojmë të gjithë që duan të kthehen. Kosova e merr përgjegjësinë që ta sigurojë jetën e të gjithëve”

“Në Kosovë tash të gjithë ne e kemi të qartë se nuk është lufta që më zhvillu islamin në Kosvë, me rrit e me kultivu pasi islami ka qenë tradicional në Kosovë dhe ka bashkëpunu me fetë e tjera. Është agjendë e rrëzikshme që  rrezikon Kosovën. Kjo nuk është vetëm për faktin që shumica e popullsisë kemi identitet dhe bashkëpunojmë me etnitë tjera por duhet të kuptojmë që përveç rrezikut që i bën etnitetit tonë ideja e plasimit të një islami në Kosovë nuk bëhet por është tërësisht e një agjende që është e planfikuar në Kosovë. Dhe Kosova duhet t’i thotë jo kësaj”

“Mendoj se jo të gjithë kanë qenë në nivel të detyrës në të kaluarën dhe sot situata në Kosovë është ndryshe sepse vetëdija në Kosovë është ngritur. Por është ende shqetësuese një gjuhë propagandistike e disa prej të ashtuquajtërtve imam që përhapin ide të rezikshme dhe kjo është e patolerueshme. Nuk bën të tolerohet në Kosovë. Kosova e merr përgjigjësinë me siguru jetën e secilit. Nuk mundet kërkush me i mashtru pafund qytetarët e Kosovës me këtë ideologji”, tha Haradinaj.

Në anën tjetër, ambasadori i Shteteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, tha se institucionet e Kosovës duhet të punojnë që të rinjtë të mos përkulen para ideologjive të dhunshme.

“Për të qenë plotësisht efektiv ne duhet të mos lejojmë radikalistët që të rekrutojnë të tjerët. Ky raport vë në pah që institucionet duhet të punojnë  me të rinjtë, që  të mos lejojmë që ata të përkulen para këtyre presioneve. Shpresoj që hulumtimi i prezantuar sot do të përdoret”, u shpreh Delawie.

Në fund u paraqit edhe raporti në të cilin u tha se largimi nga Kosova për në vendet e luftës ka filluar në vitin 2012  ku janë larguar 253 burra, 55 gra dhe 27 fëmijë. Poashtu u tha se ka shumë arsye pse këta persona janë larguar nga Kosova. Disa prej arsyeve janë edhe mungesa e identitetit e stigmatizimi i bërë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme