Haradinaj: Jemi të vendosur në misionin e përbashkët për Kosovën 100% shtet

Prishtinë | 29 Dhj 2019 | 18:47 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ka thënë se është i vendosur në misionin për Kosovën 100% shtet të fortë në politikë, ekonomi dhe përkrah aleatëve të përjetshëm.

Këtë Haradinaj e tha në mbrëmjen e organizuar për fundvit nga partia që ai drejton, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

“Në pritjen e organizuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, për të shënuar këtë fundvit dhe rrugëtimin e gjatë në skenën politike të Kosovës.

Në mesin e shumë miqve, simpatizantëve, anëtarëve dhe mbështetësve të familjes së madhe AAK, duke rikonfirmuar edhe njëherë, vendosshmërinë dhe misionin e përbashkët, Kosovën 100 për qind shtet, të fortë në politikë, ekonomi dhe përkrah aleatëve të përjetshëm. Gëzuar 2020!”, ka shkruar ai.

Të ngjashme