Haradinaj jep indikacione se është për heqjen e taksës, Grenell i bën “like”

Prishtinë | 27 Mar 2020 | 14:35 | Nga Ekonomia Online

Deklarata e përbashkët e Richard Grenell, Matthew Palmer e Philip Kosnnet, duket se i ka pëlqyer ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili e ka quajtur si garanci të nevojshme për të ecur përpara.

E koj ecje përpara, sic e ka paraqitur Amerika, është heqja e taksës dhe hapja rrugë për dialog, për të cilën gjë Haradinaj është më i butë tani, shkruan Reporteri.net.

“Deklarata e Përbashkët e Richard Grenell @USAmbKosovo & @StateDept #MattPalmer në #Kosovo që nuk ka një plan të fshehtë për shkëmbim territoresh, është siguria më e madhe dhe garancia e nevojshme që #Kosovo duhet të lëvizë përpara. Marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara janë të pathyeshme, të paprekshme dhe të përjetshme”, ka shkruar Haradinaj në Twitter.

Këto fjalë të Haradinajt dhe dhënia e indikacioneve se mund të gjendet një mënyrë për të ecur përpara, i ka pëlqyer emisarit special për dialogun, Richard Grenell. Ai e ka bërë “like” postimin e kryetarit të AAK-së.

Vlen të theksohet se këto fjalë të Haradinajt po vijnë në një kohë kur ata mund të jenë pjesë e Qeverisë teknike, së bashku me LDK-në dhe parti të tjera. Këtë gjë nuk e ka mohuar Haradinaj.

Sidoqoftë, zyrtarët amerikanë janë të qartë lidhur me kërkesën për heqjen e taksës. Ata nuk po pajtohen as me heqjen e pjesërishme që e bëri kryeministri në detyrë Albin Kurti. Ata po duan heqjen e tërësishme të tarifës.

Ndryshe, sot ambasadori amerikan Philip Kosnett ka takuar presidentin Hashim Thaci, të cilit i ka kërkuar që të kryejë detyrën e tij për të garantuar krijimin e një qeveri sipas Kushtetutës.

Të ngjashme