Haradinaj-Jevtiqit: Jemi për dialog, arrestimi i Gjuriqit të mos keqpërdoret nga askush

Prishtinë | 29 Mar 2018 | 12:02 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë ku ka qenë i pranishëm edhe ministri për Kthim dhe Komunitete nga Lista Serbe Dalibor Jevtiq, ka thënë se i kuptojnë shqetësimet pas arrestimit të Marko Gjuriqit në Mitrovicë.

Kryeministri Haradinaj ka deklaruar se është i hapur për dialog të vazhdueshëm. Ai ka thënë se shpreson që arrestimi i Gjuriqit të nuk do të keqpërdoret nga askush, raporton Ekonomia Online.

“Për fat të keq përpjekja që të shtyhet vizita pas ndalesës nuk është realizuar dhe bëj thirrje juve Dalibor dhe të tjerëve që të shkojmë përpara se një fat e kemi. Do t’i marrim me seriozitet të gjitha këto që i thatë, nuk kemi asnjë arsye të punojmë fshehtas. Unë jam i hapur për një dialog të vazhdueshëm. Shpresoj që e hëna nuk do të keqpërdoret nga askush për me u kthy mbrapa”.

Haradinaj ka thënë se është vërtetuar që populli i Kosovës për paqe dhe jetë të qetë.

“Mendoj se ardhja juaj këtu dhe mendimet që i shprehët janë dëshmi se në Qeverinë e Kosovës duhet të ndodh një debat i mirëfilltë. I kuptojmë edhe shqetësimet e ditës së hënë edhe ne jemi të interesuar t’i trajtojmë me interesin më të madh. Besoj është e vërtetuar se populli i Kosovës është i interesuar për paqe, për jetë të qetë në Kosovë. Kemi qenë së bashku në plotë procese”.

“Shqiptarët me gjithë dhimbjen janë të vetëdijshëm të sigurojnë jetë të qetë për të gjithë, qasja juaj ka qenë shumë korrekte. E hëna është një sekuencë që ju siguroj që nuk ka qenë e drejtuar kundër qytetarëve, as të zgjedhurve, i shprehi keqardhje ministrit Rikallo. Nuk besoj se ka qenë  e drejtuar kundër dikujt”.

Ndërsa zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj duke folur në këtë mbledhje për arrestimin e Gjuriqit ka thënë se Kosova ka sistem kushtetues i cili duhet të respektohet.

Ai tha se përtej kësaj ekziston edhe një marrëveshje e cila i rregullon vizitat dhe se asnjë zyrtarë serbë nuk mund të hyjë në Kosovë pa e respektuar këtë marrëveshje.

“Unë e falenderoj zotërin Jevtiq i cili është në këtë mbledhje, ne jemi shtet dhe shoqëri demokratike dhe është mirë që në demokraci të bëjmë ballafaqimin e fakteve. Ky vend e ka një sistem kushtetues, e ka një rend juridik që duhet të respektohet por përtej kësaj ne e kemi një marrëveshje që i rreullon vizitat e zyrtarëve”.

“As ne nuk mund të shkojmë në Luginë të Preshevës pa e arsyetuar. Asnjë zyrtar i Serbisë nuk mund të vijë në Kosovë pa e respektuar marrëveshjen. Zotëri Gjuriq nuk e ka respektuar marrëveshjen.  Veprimi nuk është kundër komunitetit serb në Kosovë, nuk është kundër grupit etnik, nuk është kundër askujt”.

Në Mitrovicën Veriore dje është mbajtur një tubim i komunave me shumicë serbe nga ku u dha ultimatumi që Qeveria e Kosovës të formojë Asociacion deri më 20 prill, ndryshe këtë do ta bëjnë vet në mënyrë të një anshme.

Hoxhaj tha se ky tubim është i papranueshëm dhe i patolerueshëm.

“Siguria në Veri është vitale për ne. Apeli im është që Lista Serbe mos të jetë instrument i politikës serbe. Ajo çfarë ka ndodhur dje në Mitrovicë është e papranueshme dhe e patolereueshme”.

LEXO EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/jevtiq-ne-mbledhjen-e-qeverise-kerkon-pergjegjesi-per-arrestimin-e-gjuriqit/

Të ngjashme