Haradinaj: Ka shumë zëvendësministra, nga janari do ta arsyetojnë rrogën

Prishtinë | 14 Dhj 2017 | 11:26 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka pranuar se në Qeverinë e tij ka shumë zëvendësministra.

“Janë shumë. E di, por numri i zëvendësministrave është reflektimi i konstelacionit të subjekteve politike që kanë bërë koalicionin qeveritar. Unë nuk mund të bëj gjë këtu, por premtoj se që nga janari i vitit që vjen, do të përpiqem që zëvendësministrat të paktën ta nxjerrin rrogën e vet.

Ai në vazhdim ka treguar Ligji për Qeverinë e Kosovës do të hartohet dhe do të hyjë fuqi ashtu që qeveritë pasuese të kenë kufizimi në emërimi e qeveritarëve tepricë.

Sipas Haradinajt numri i zv.ministrave në Qeverinë e kaluar, të Isa Mustafës ishte më i lartë, por që emrat nuk u bënë të ditur, emra që sipas tij ekzistojnë të dokumentuar.

“Nuk është lajm i mirë numri i madh i zv.ministrave, në fakt është ende nën numrin e qeverisë së mëhershme, diku 74 i ka pas para meje, por nuk është bë publik por janë të dhënat për këtë, por as kjo nuk është arsyetim, të ndiqen rregullat e tillë. Numrin e tillë nuk e kanë bërë të ditur por janë gjëra që ekzistojnë të dokumentuara”.

Të ngjashme