Haradinaj: Kërkesa e SHBA-së nënkupton se Qeveria nuk i njoftoi partnerët ndërkombëtar

Prishtinë | 01 Gus 2022 | 08:57 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministrja e Jashtme Meliza Haradinaj thotë se kërkesa e SHBA-së për shtyerjen e afatit prej 30 ditësh për implementimin e vendimit për targat nënkupton se Qeveria nuk i ka njoftuar paraprakisht partnerët ndërkombëtar.

Ajo thotë se “Vendimet impulsive në qeverisje në të shumtën e rasteve janë të dëmshme!”.

Reagimi i saj i plotë:

Kërkesa amerikane për shtyerje 30 ditëshe të implementimit të vendimit për targa dëshmon se Qeveria nuk qenka koordinuar (lexo: NUK i ka njoftuar paraprakisht) partnerët ndërkombëtar për planin e veprimit.

Moskoordinimi për çështje të sigurisë me partnerët e ngushtë (sidomos SHBA), duke besuar se forcon sovranitetin dhe vetëvendosjen politike, në realitet po na dobëson duke u detyruar të zbrapsemi turpshëm përballë Serbisë (e Rusisë).

Vendimet impulsive në qeverisje në të shumtën e rasteve janë të dëmshme!

Të ngjashme