Haradinaj kërkon mbështetjen e Finlandës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

Prishtinë | 11 Tet 2017 | 14:10 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova ka nevojë për mbështetje në rrugën e integrimeve evropiane dhe në anëtarësimin e saj në organizatat e mekanizmat ndërkombëtar, para së gjithash në UNESCO dhe në INTERPOL.

Haradinaj i bëri komentet gjatë një takimi me ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandës, Timo Soini.

Kreu i Qeverisë theksoi se perspektiva e Kosovës është në BE dhe se institucionet e Kosovës janë të angazhuara në zbatimin e agjendës evropiane, posaçërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe në zhvillimin ekonomik të vendit.

Haradinaj theksoi se bashkëpunimi i Kosovës dhe i Finlandës në të gjitha fushat duhet të thellohet me theks të veçantë në zhvillimin ekonomik dhe në investimet e jashtme.

“Ishte mundësi për të evaluar gjithë bashkëpunimin bilateral ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Finlandës. Ka plotë tema që Finlanda është prezent në Kosovë. Kjo vizitë dëshmon vazhdimin e një përkushtimi për marrëdhëniet bilaterale, do t’i japim në të ardhmen dimension edhe marrëdhënieve ekonomike”, tha kryeministri Haradinaj, pas takimit me ministrin Soini, raporton Ekonomia Online.

Nga ana e tij, kryediplomati finlandez konfirmoi bashkëpunimin e mëtejshëm ndërmjet Finlandës dhe Kosovës edhe në të ardhmen.

“Kemi pasur diskutime të shkëlqyera me kryeministrin dhe jemi të lumtur që të festojmë dhe të konfirmojnë raportet tona të mira bilaterale. Ne do të bashkëpunojmë edhe në nivelin ndërkombëtar dhe është mirë të jesh në mesin e miqve, andaj ju faleminderit”, tha ministri Soini, për EO.

Sipas Haradinajt, Kosova është një faktor stabiliteti dhe paqeje në rajon dhe ajo po kontribuon në avancimin e fqinjësisë së mirë, përfshirë edhe Serbinë.

Ai tha se platforma e re e dialogut me Serbinë do të bazohet në një kornizë të re kohore dhe në gjithpërfshirjen politike e qytetare në vend dhe duhet të rezultojë me njohjen e ndërsjellë mes dy vendeve.

Edhe Soini ka thënë se dy vendet kanë një histori të marrëdhënieve të mira dhe ato duhet të vazhdojnë dhe të thellohen.

Sipas tij, Kosova si i gjithë rajoni i Ballkanit ka perspektivë evropiane dhe Finlanda do të vazhdojë të ndihmojë në procesin e integrimeve.

Në takim, ishte e pranishme edhe ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamaki.

Soini gjatë ditës është takuar me presidentin Hashim Thaçin, ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollin e ministren e Integrimeve Dhurata Hoxha, raporton Ekonomia Online.

Soini ka mbajtur fjalën hyrëse me rastin e hapjes së projektit të Bashkimit Evropian, të udhëhequr nga Finlanda, për forcimin e shërbimit korrektues dhe sprovues në Kosovë.

Vizita e tij në Kosovë është pjesë e turit në Ballkanin Perëndimor, ku ndër të tjera ai do ta vizitojë dhe Maqedoninë dhe Serbinë.

Kryeministri Haradinaj priti në takim ministrin e Jashtëm të Finlandës, Soini

Kryeministri Haradinaj priti në takim ministrin e Jashtëm të Finlandës, Soini

Kryeministri Haradinaj priti në takim ministrin e Jashtëm të Finlandës, Soini

Kryeministri Haradinaj priti në takim ministrin e Jashtëm të Finlandës, Soini

Kryeministri Haradinaj priti në takim ministrin e Jashtëm të Finlandës, Soini

Kryeministri Haradinaj priti në takim ministrin e Jashtëm të Finlandës, Soini

Kryeministri Haradinaj priti në takim ministrin e Jashtëm të Finlandës, Soini

Kryeministri Haradinaj priti në takim ministrin e Jashtëm të Finlandës, Soini

 

 

 

Lexo më shumë:

Të ngjashme