Haradinaj kërkon nga BE-ja të mos heshtë në raport me Serbinë

Prishtinë | 28 Dhj 2018 | 12:18 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në një konferencë për media tha se nuk do të lejojnë që kriminelet të rrezikojnë jetën e qytetarëve, raporton Ekonomia Online.

“E vërteta është se nuk është rasti i parë që një polic vdes në detyrë poashtu nuk është rasti i parë që në vendet publike bëhet grabitje me armë. Tragjedia duhet të jetë sinjal që ligji është ligj dhe qeveria e vendit nuk do të lejoj një gjë të tillë”.

“Qytetarët e Kosovës kanë me u ndi të sigurt në çdo vend. Nuk ka arsye pse policet mos me pas armë të gjatë, pse mos me pas anti-plumb, le ti kenë”.

Lidhur me qasjen e Bashkimit Evropian (BE) karshi Kosovës dhe veprimeve të Serbisë ai apeloi që ata të mos heshti.

“Ne e kemi shpjegua arsyet pse e kemi marr vendimin për taksen. Kërkesa është e pastër politike. Letra e Bërnabiq është e papranueshme për ne dhe kjo është dëshmo për ne qe jo vetëm të hiqet taksa por edhe të shkojmë në veprime tjera. Kjo është kundër dialogut dhe perspektives evropiane. Unë apeloj nga BE që të mos heshtin”, tha ai.

Lidhur me rritjen e pikave të lojërave të fatit ai tha se nuk tentojnë të rritin numrin e vendeve të punës përmes bixhozit.

“Ajo që synon qeveria dhe Kosova është me vendos me ligj se çka janë këto lojëra të fatit. Ne nuk po synojmë me rrit punësimin përmes bixhozit”

Ndërkaq ka përsëritur qëndrimin e tij që s’do të përkrah asnjë marrëveshje për korrigjim të kufijve, raporton EO.

“Me preshevarët jemi shpirtërisht me ta. Lëvizja e kufijve dhe temat tjera unë nuk dua të flas për to, unë jam i mandatuar me forcuar këtë Kosovë që e kemi. Dashuria ndaj njerëzve në Preshevë është e madhe”.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT– Qeveria e Kosovës mban mbledhjen e radhës

Posted by EkonomiaOnline on Friday, December 28, 2018

Të ngjashme