Haradinaj kërkon sqarim nga guvernatori i BQK-së, për rritjen e tarifave të sigurimeve (Dokument)

Prishtinë | 23 Nën 2019 | 13:28 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i është drejtuar sot përmes një letre Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti,  për të kërkuar nga ai informata të detajuara lidhur me vendimin e këtij institucioni për ndryshimin e tarifave të sigurimeve.

“Dje, kam kuptuar përmes mediave për vendimin e Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës lidhur me ndryshimin e tarifave të sigurimeve. Duke u mbështetur në nenin 32, pika 4, të Ligjit për Bankën Qendrore të Kosovës, dhe duke marrë për bazë reagimet e shumta të qytetarëve lidhur me këtë vendim, kërkoj nga ju një informatë të detajuar lidhur arsyeshmërinë e këtij vendimi si: baza ligjore, rrethanat ekonomiko-financiare të operimit të kompanive të sigurimeve në Kosovë, problemet dhe faktorët në bazë të të cilave bordi i BQK-së e ka marrë një vendim të tillë. Pres një përgjigje sa më shpejtë të jetë e mundur”, thuhet në letrën e kryeministrit në detyrë, Haradinaj drejtuar Guvernatorit Mehmeti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme