Haradinaj: Këto pamje na thërrasin të gjithëve për reflektim

Prishtinë | 14 Maj 2021 | 11:15 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas tollovisë që është shkaktuar në sallën 1 tetori, ku shumë të moshuar që nga mëngjesi janë duke pritur për tu vaksinuar.

Madje, ai tha se këto pamje na thërrasin të gjithëve për reflektim.

Njoftimi i plotë:

Këto pamje na thërrasin të gjithëve për reflektim. Këto pamje prekin ndërgjegjjen e secilit. Ju lutem mos i trajtoni kështu qytetarët e Kosovës!

Reflektoni!RH

Të ngjashme