Haradinaj: Koalicioni AAK-Vetëvendosje është i mundshëm

Prishtinë | 11 Jan 2021 | 21:46 | Nga Ekonomia Online

Ramush Haradinaj thotë se koalicioni në mes të AAK-së dhe Vetëvendosjes është i mundur.

“Sa na përket neve është reale kjo, është e mundshme sa na përket neve. Varet vullnet i Vetëvendosjes. Ata e vlerësojnë a kanë nevojë ose jo nëse i fitojnë zgjedhjet ose ne nëse i fitojmë vlerësojmë a kemi nevojë a jo. Por është e mundshme, është opsionale”, tha Haradinaj në ‘Rubikon’.

Për një qeveri të ardhshme Kurti, pritjet janë të mëdha thotë i pari i AAK-së.

“Edhe sot mendoj se është një shpërputhje e madhe në mes të premtimeve politike elektorale të një popullizmi të shprehur. Pra kur je kryeministër është bukur vështirë me e rikthye këtë pritshmëri të qytetarëve”, theksoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme