Haradinaj komenton deklaratën e Pacollit se mund të rrëzojë qeverinë

Prishtinë | 01 Shk 2018 | 22:31 | Nga

Kryeministri Ramush Haradinaj nuk ka komentuar deklaratën e zëvendësit të tij, Behgjet Pacolli, që kishte thënë se nëse 10-15 ditësh s’ka zgjidhje për demarkacionin mund të dalë nga koalicioni qeverisës.

Asnjë prej atyre që po i bëjnë presion kryeministrit Haradinaj për zgjidhjen e çështjes së demarkacionit me Malin e Zi nuk kanë diçka konkrete.

Presioni i tyre vetëm po e pengon atë në një zgjedhje më të shpejtë. Vetë Haradinaj në Rubikon të KTV-së ka thënë se një presion i tillë nuk po i bën mirë.

“Jam ka vuaj se kam çka me thanë, kam çka me fol, di diçka, kom ide por s’du me dëmtua temën”, ka thënë ai.

Haradinaj tha se nuk ka nevojë që t’i dërgojnë porosi publike pasi me të njëjtit shihet çdo ditë.

“Le ta gjejnë zgjidhjen dhe unë po ua pranoj por nuk është ashtu”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme