Haradinaj: Koncepti 100përqind shtet është koncept pune dhe zhvillimi

Prishtinë | 21 Gus 2019 | 18:03 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ka thënë se investimet në Gjakovë janë duke ndryshuar fuqishëm pozicionin ekonomik të saj.

“Vlera e investimeve në Gjakovë gjatë kësaj qeverisjeje është shumë herë më e lartë se të gjitha ato që kanë ndodhur për dy dekada”.

“ Sot, bashkë me kryetarin Ardian Gjini pamë nga afër dinamiken e punimeve, që po zhvillohen në rrethrrotullimin e daljes nga Gjakova për Prizren, ndërtimin e shtratit të lumit Krena dhe në rrugën që çon nga qyteti i Gjakovës për Prishtinë”.

“ Projekti i autorrugës së Dukagjinit, të cilën qeverisja e Aleancës do ta bëjë realitet, radikalisht do ta ndryshojë pozitën ekonomike të Gjakovës. Koncepti 100% shtet është koncept pune dhe zhvillimi, jo retorikë zgjedhore”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Të ngjashme