Haradinaj: Kongresi i Lushnjës, hap vendimtar për bërjen e Shqipërisë

Prishtinë | 21 Jan 2020 | 09:14 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, kujtoi Kongresin e Lushnjës në atë që sot është 100-vjetori i hapjes së punimeve të këtij kongresi.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se Kongresi i Lushnjës shënoi hapin vendimtar për bërjen e Shqipërisë, ndërsa theksoi se shembulli i burrave të mbledhur në Lushnjë, duhet të shërbejë për secilin pushtetarë edhe në ditët e sotme.

“Në fund janarin e vitit 1920, Kongresi i Lushnjës, shënoi hapin vendimtar për bërjen e Shqipërisë. Qeveria e dalë nga ai tubim kombëtar, ndaloi përgjithmonë copëtimin e mëtutjeshëm të shtetit shqiptar, hodhi themelet e ndërtimit të rendit kushtetues dhe zhvillimin e forcimin e shtetit”.

“Shembulli i burrave të mbledhur në Lushnjë, duhet të shërbejë për secilin pushtetarë, edhe në ditët e sotme. Kongresi i Lushnjës, me të drejtë vlerësohet si ngjarja më e rëndësishme për shqiptarët pas shpalljes së pavarësisë”, shkroi Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme