Haradinaj: Kontributi i Italisë për paqen në vend, i pazëvendësueshëm

Prishtinë | 05 Qer 2018 | 16:39 | Nga

“Kontributi i Italisë për të arritur paqen në Kosovë dhe roli i saj i vazhdueshëm për shtetndërtim është i pazëvendësueshëm dhe Kosova është mirënjohëse”, kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi priti në takim ish kryeministrin e Italisë, Massimo D’Alema.

Kryeministri Haradinaj e informoi ish-kryeministrin D’Alema, për të arriturat e Kosovës, prioritetet e Qeverisë, për zhvillimin ekonomik, ndërtimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore dhe punën që po bënë vendi në përafrim me agjendën evropiane.

“Republika e Italisë është prej vendeve mike me të cilën Kosova ka ndërtuar raporte të shkëlqyera bilaterale, ndërsa tani jemi të interesuar që të forcojmë lidhjet tona edhe në aspektin ekonomik”, tha kryeministri Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj tha se roli i ish-kryeministrit D’Alema për proceset nëpër të cilat ka kaluar Kosova ka qenë shumë i rëndësishëm, duke kërkuar që edhe më tutje të ushtroi autoritetin e tij për forcimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet dy vendeve dhe për procesin e integrimeve euro-atlantike të Kosovës.

Ndërkaq, ish kryeministri i Italisë, Massimo D’Alema, vlerësoi progresin e Kosovës dhe dinamikën qeverisëse të kryeministrit Haradinaj, duke thënë se Italia do të jetë përkrahëse e Kosovës në rrugën e saj euroatlantike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme