Haradinaj: Kosova e hapur për investitorë të mëdhenj

Prishtinë | 21 Sht 2019 | 11:36 | Nga Ekonomia Online

Ramush Haradinaj, kandidati për kryeministër nga koalicioni, AAK-PSD, ka thënë se Kosova është e hapur për investitorë të mëdhenj.

“Trendet globale për energji të ripërtërishme, tashmë realitet edhe në Kosovë. Kamenica tashmë e ka realitet prodhimin e energjisë nga era e së shpejti edhe Mitrovica. 32 Megavat energji, Kosovës dhe rajonit i vijnë nga kodrat e Kamenicës”.

“Zotimet e mia për mbështetje bizneseve, hapje ndaj investitorëve dhe rritjen e kapaciteteve prodhuese të energjisë së ripërtërishme, do t’i ndaj sot bashkë me qytetarët Kamenicës dhe Vitisë”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme