Haradinaj: Kosova e përkushtuar krah aleatëve për vazhdimin e rrugës euroatlantike

Prishtinë | 25 Sht 2019 | 16:18 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar Përfaqësuesin e Përhershëm të Gjermanisë në OKB Christoph Heusgen.

Në këtë takim Haradinaj dhe Heusgen, kanë diskutuar për proceset politike nëpër të cilat po kalon Kosova, dialogun me Serbinë, zgjedhjet e reja në vend dhe partnertetin strategjik që Kosova e ka ndërtuar, veçmas viteve të fundit me shtetin gjerman.

Me këtë rast ai ka falënderuar shtetin gjerman për qëndrimin e palëkundur kundër ndryshimit të kufijve.

“E falënderova Ambasadorin Heusgen për qëndrimin e palëkundur të Gjermanisë dhe kancelares Angeka Merkel kundër idesë për ndryshimin e kufijve dhe angazhimin konkret për rikthimin e dialogut pa kushte Kosovë – Serbi.”

Ai shtoi se Kosova është e përkushtuar që të vazhdoj rrugën euroatlantike.

“Kosova është e përkushtuar, krah me aleatët strategjik që të vazhdojë rrugën e saj euroatlantike, fuqizimin e brendshëm dhe afirmimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar, si dhe për paqe e stabilitet rajonal.”

Në frymën e vazhdimit të bashkëpunimit dhe mbështetjes, sot në New York takova Përfaqësuesin e përhershëm të Gjermanisë…

Gepostet von Ramush Haradinaj am Mittwoch, 25. September 2019

Të ngjashme