Haradinaj: Kosova ia ka dhënë dritën e gjelbër procesit për asociacion

Prishtinë | 30 Kor 2018 | 10:57 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, në debatin për dialogun me Serbinë tha se kontributi i të gjithë deputetëve është i nevojshëm në këtë debat.

“Kontributi në këtë debat është i nevojshëm. Do mundohem t’i ndihmoj parlamentit aq sa di si qeveri. E kam mendu si të nevojshme se kuvendi me pasë informacion çka ka ndodhë në dialog. Për asociacion Kosova i ka dhënë dritën e gjelbër procesit, është proces në vazhdim, nuk ka epilog, marrëveshjet tjera, policia, drejtësia, telekomunikacioni, Kosova i ka kry obligimet”.

Sipas Haradinajt, Serbia po i bllokon disa marrëveshje të cilat po i shkaktojnë humbje Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Marrëveshjen për energji Serbia po vazhdon për mos me zbatu, Kosovës i shkaktohen humbje të mëdha, Serbia nuk po bën 3 pikat kufitare. Serbia po i bllokon disa marrëveshje. Lexoni, përpunoni informatat që keni deputetë, merreni materien”.

Të ngjashme