Haradinaj: Ngecjet në zbatimin e MSA-së pengojnë aplikimin për statusin e kandidatit në BE

Prishtinë | 28 Gus 2018 | 12:03 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kosova ka ngecur në zbatimin e MSA-së, duhet punë intensive drejt përmbushjes së detyrave u tha sot pas mbledhjes së  Këshillit Ministror për Integrim Evropian.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se ka ngecje në zbatimin e MSA-së dhe duhet të punohet intensivisht nga ministritë e linjës. Ai tha se ngecja në zbatimin e MSA-së pengon në aplikimin për statusin e kandidatit në BE, raporton Ekonomia Online

“Kosova punon me BE-në me një kontratë e ajo është MSA.  Zbatimin e kësaj e kontrate e kemi ndarë me etapa siç është ERA 1 (Agjenda e Reformave Evropiane). Jemi shumë vonë me MSA dhe duhet të punojmë intensivisht në zbatimin e saj.  Zbatimi i saj, nuk ndihmon vetëm për liberalizim, por edhe për të siguruar status-kandidatin”, tha Haradinaj.

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, tha se është kërkuar përkushtim më i madh i ministrive për  zbatimin e MSA-së.

“Qëllimi i këtij takimi ka qenë adresimi sfidave dhe përmbushja e obligimeve që dalin nga agjenda evropiane dhe përmbushja e obligimeve për MSA”.

“Kemi kërkuar që ministrat të zbatojnë reformat evropiane deri në fund të shtatorit Era. Qëllimi i kësaj mbledhje nuk ka qenë vetëm era, por edhe rritja e përqindjes së zbatimit të marrëveshjes së MSA-së. Ministria e Drejtësisë dhe Punës dhe Mirëqenies Sociale janë sy ministri që kanë përmbushur Era-n (Agjenda e reformave evropiane), tha Hoxha.

Të ngjashme