Haradinaj: Kosovës mund t’i largohen njohjet me imazhin e krijuar nga Specialja

Prishtinë | 10 Nën 2020 | 21:13 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosovës po i dëmtohet reputacioni nga Gjykata Speciale e Hagës.

Sipas tij, meqë kjo gjykatë po e akuzon ish-presidentin e Kosovës për krime lufte, Kosovës mund t’i hiqen njohjet.

“Në rrethanat e tanishme, kur shihet se Kosovës po i akuzohet presidenti për krime lufte, Kosovës mund t’i hiqen njohjet. E lëre më të vijnë njohje të reja”, është shprehur Haradinaj.

Tutje, ai tha se Kosova ka pasur tjetër imazh. Haradinaj potencoi se agresori ishte Serbia, jo pjesëtarët e UÇK’së.

“Imazhi ynë ka qenë tjetër, ne kemi qenë viktima dhe Serbia agresori”, tha Haradinaj në Klan.

“Dëmi do të jetë tepër i madh, i pa ndreqshëm”, shtoi Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme