Haradinaj: Kostoja e pakos së ligjeve për transformimin e ushtrisë s’duhet ta shqetësojë askënd

Prishtinë | 16 Tet 2018 | 14:35 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeminstri Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së sotme të qeverisë, komentoi deklaratat e kryeparlamentarit Kadri Veseli, i cili ka thënë se miratimi i ligjeve për transformimin e FSK-së në ushtri duhet të shtyhet për shkak të kostos financiare.

Haradinaj tha se kostoja e pakos së ligjeve për transformimin e ushtrisë nuk duhet ta shqetësojë askënd.

“Besoj që leximi i dytë do të jetë pas 20 nëntorit. 20 nëntor është votimi në Interpol na dëshirojmë që të fokusohemi. Këto ligje kanë deklaratën financiare, nuk kanë arsye për me u shqetësu naj kush”.

Lidhur me çështjen e dërgimit të emrave të kandidatëve për kryesues të bordit të ZRrE-së, kreu i ekzekutivit, ka thënë se nuk ka ndodhur asnjë shkelje procedurale.

Ai tha se është i vetëdijshëm që ka miratuar katër kandidatë e vetëm dy kanë shkuar në Kuvend.

Mirëpo, sipas tij, kjo është një praktikë që 2 nga katër kandidatët e miratuar në qeveri të kalojnë në Kuvend, raporton EO.

Sipas tij, ky problem është sqaruar me vendimin e sotëm të qeverisë që me kërkesë të Kuvendit të dërgojë edhe dy emrat e hequr nga lista.

“Në disa raste kam dëgjuar që shkojnë dy e jo katër. Mua nuk më kujtohet që i kam hjekë unë. Unë kam deklaru që janë katër. Në praktikë të kandidaturave në qeveri aprovohen ata që vijnë, por në parlament po u dorëzojshin me një kuotë. Në rastin nuk e di a është shkelë procedura në rastin e parë, por nuk e di se si u ardhë mënjanimi. Po më duket që veç ka ndodhë interesimi që sot e kem kthy edhe dy. Nuk ka ndodhë shkelje procedurale”.

Të ngjashme