Haradinaj krenar me ushtarët e FSK-së, i falënderon për operacionin gjatë tërmetit në Shqipëri

Prishtinë | 31 Dhj 2019 | 21:44 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, vizitat për nder të festës së Vitit të Ri i ka përfunduar në kazermën Adem Jashari, ky është pritur nga ushtarët e FSK-së, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast kryeministri në detyrë Haradinaj u shpreh se qëllimi i shkuarjes në FSK ishte për t’ua shprehur atyre respektin dhe falënderimin që edhe sonte në natën e Vitit të Ri, janë në punë.

“Qëllimi i ardhjes është të ju falënderojmë dhe shprehim respekt për ju dhe gjithë kolegët e juaj që  janë në punë në çdo kohë, por sot veçanërisht  për ata që janë në detyrë e nuk mund të jenë bashkë me familjet e veta dhe t’iu them që krenohemi me ju me ushtrinë tonë. Njëkohësisht si ushtri e jona që jemi ne i shprehim falënderim ushtarëve të NATO-s që shërbejnë në Kosovë, i dërgojmë përshçndetjet më të mira komandantit të KFOR-it këtu, komandantëve të brigadave”, u shpreh kryeministri në detyrë Haradinaj.

Ndër tjerash, kryeministri në detyrë Haradinaj tha se ajo që na bën krenarë është që vërtet FSK-ja e ka besimin e të gjithëve pa dallime por edhe respektin e besimin e aleatëve të ushtrivë të botës, të miqve që kur vijnë tek ne në takime i thonë fjalët më të mëdha për ju.​

Të ngjashme