Haradinaj kritikon hapur ministrin e tij: Mos më shit mend…

Prishtinë | 17 Kor 2018 | 00:06 | Nga

Kryeministri Ramush Haradinaj ka drejtuar kritika të ashpra ndaj ministrit të Financave, Bedri Hamza.

Ai ka thënë se Hamza sa ka qenë drejtor i BQK-së ka marrë pagë 4 mijë euro.

“Asnjë ministër sun më kallxon mu çka me bo. As Bedri Hamza as kërkush. 4 mijë euro e ka pas pagën në BQK, mos të shet mend”, tha Haradinaj në Tribuna Channel.

Madje Haradinaj tha se as kryeparlamentari e presidenti i vendit, nuk mund t’i tregojnë çka të vendos nëpërmjet ministrave.

“As Kadria e as Hashim s’mund më kallxojnë çka me ba nëpërmjet ministrave”, deklaroi Ramush Haradinaj.

Bedri Hamza ka refuzuar marrjen e pagës me rritje. Më parë Haradinaj kishte thënë se Hamza me këtë vendim nuk është treguar burr i mirë.

Të ngjashme