Haradinaj kritikon Qeverinë: S’guxojmë për çdo aksion në veri të na nxjerrin ndërkombëtarët

Prishtinë | 04 Gus 2022 | 10:37 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, po vlerëson se Qeverisë së vendit i mungon vizioni sa i përket menaxhimit të situatës në veri të vendit, raporton Ekonomia Online.

Duke folur për shtyrjen e vendimit për reciprocitetin me targa dhe letërnjoftime me Serbinë, Haradinaj tha se kjo praktikë duhet të ndalet, pasi që sipas tij, pas aksioneve institucionet po detyrohen të largohen.

Madje sipas kreut të AAK-së në çdo situatë intervenimi i ndërkombëtarëve po del të jetë i domosdoshëm, duke shtuat se kjo praktikë nuk guxon të përsëritet.

“… ajo që na shqetëson është mungesa e një vizioni të kësaj Qeverie që mos të na përsëritet e njëjta situatë që kur të shkojmë në veri e pastaj duhet me na tërheq ndërkombëtarët me na nxjerrë. Është bërë një praktikë e keqe fshehja pas debatit publik me Listën Serbe nuk e shtyn datën 1 shtator”.

Haradinaj ka thënë se përplasjet e Listës Serbe me Qeverinë janë të zakonshme dhe punë të brendshme të ekzekutivit.

Ai shtoi se po të ishte në krye te Qeverisë nuk do të merrej me Listën Serbe, por me krijimin e kushteve më të mira për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, raporton EO.

“Këto janë çështje të brendshme të koalicionit besoj ndërmjet VV-së dhe Listës Serbe, pra nuk kem koment ne, këto janë çështje të brendshme të tyre të Qeverisë. E para ne nuk mund të dimë asgjë mes tyre se zoti Rakiq është ministër i Kurtit, ato janë marrëdhënie të brendshme të Qeverisë”.

“Po të isha unë kryetar Qeverie unë nuk isha marrë me këto debate, por e kisha ngrit moralin e trupave, kisha shkuar me rritje page e beneficione, pasi që ata kur shkojnë në veri ata përballen edhe me vdekje”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme