Haradinaj: Kthimi në PAN nuk është formulë për Aleancën

Prishtinë | 29 Dhj 2019 | 13:23 | Nga Ekonomia Online

AAK po mban Kuvendin e Jashtëzakonshëm të Punës, aty pritet të bëhen ndryshime statutare të partisë dhe do të diskutohet mundësia e fuqizimit të partisë, pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Po ashtu, temë e veçantë është organizimi partiak në Prishtinë, ku Haradinaj propozoi që në kryeqytet  të krijohen pesë degë të veçanta.

“Viti 2020 pritet me qenë i rëndësishëm për Kosovën. Do të qartësohet se a do të mund të krijojmë institucione apo të rifillojmë procesin zgjedhor, apo të krijojmë forma tjera të krijimit të institucioneve”.

“AAK gjithë potencialin e ka ruajtur në forcimin, mbrojtjen e Kosovës së pavarur të 17 shkurtit. Këto dy vite, ne kemi ruajtur sovranitetin e shtetit, ndërsa tjerët e kanë ruajtur partinë e vetë”.

“Kthimi në PAN nuk është formulë për Aleancën, sepse kur e kemi mbrojtur Kosovën, ata kanë mbrojtur vetëm interesin personal dhe partitë e tyre”.

“Ministri i Financave që ka marrë rrogë për financa, po hesht për shpenzimin e rezervave. Ai duhet të dalë e të tregojë ku janë, ku kanë shkuar financat. Loja dyfytyrëshe e partive partnere në koalicion ka qene mirë e orkestruar, me i marr privilegjet e me ia bart përgjegjësitë kryeministrit Haradinaj. Kanë punuar në këto dy vjet në dobësimin e kryeministrit”.

“Koncepti që Albin Kurti e përfaqëson në politikë është mashtrim. Ka bërë politikë me mbetë në kauzë, jo t’i krijojë institucionet. Nuk do të krijojë qeverinë Albin Kurti, por do të vazhdojë të mbetet në kauzë”.

“Sa shpesh ma bënin pyetjen VV: “a i bane numrat?”. Në ato rrethana ne i krijuam institucionet. Ku janë VV sot? A i kanë numrat? Çka po ndodh sot në Kosovë? Një telenovelë. Përgjegjësia për t’i krijuar institucionet i bie fituesit të zgjedhjeve”.

“Nëse dështon koalicioni, nëse neve na kërkohet ndihma për t’i krijuar institucionet, ne do ta shqyrtojmë këtë mundësi. Nuk jemi parti për ta bllokuar Kosovën”, ka deklaruar Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme