Haradinaj: Ku janë kufijtë moral të kryeministrit dhe presidentes?

Prishtinë | 25 Pri 2022 | 15:58 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pyetur se ku janë “kufijtë moral” të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes, Vjosa Osmani.

Ai tha se presidentja Osmani se me çfarë motivacioni i ka dhënë shtetësinë ambasadorit Martin Berishaj, me procedura të përshpejtuara.

Poashtu ai tha se kryeministri Kurti e kishte cilësuar kompaninë GEN si kompani mafioze të nivelit ballkanik serb, transmeton lajmi.net.

Postimi i plotë:

Ku janë kufijtë moral të Kryeministrit dhe Presidentes?!

Presidentja të sqarojë se me çfarë motivacioni i ka dhënë shtetësinë Ambasadorit Martin Berishaj, me procedura të përshpejtuara? A i ka lënë kohë të mjaftueshme AKI-së për të verifikuar aktivitetin e ambasadorit?

Përderisa Kryeministri Kurti e kishte cilësuar kompaninë GEN si kompani mafioze të nivelit ballkanik, dhe duke pasur parasysh se pronari i saj, sipas tij, është nip i Jovica Stanishiqit, shefit famkeq të sigurimit serb, cila është kundërvlera e blerjes së energjisë pikërisht nga kjo kompani, sapo erdhi në pushtet?

A janë në dijeni Presidentja dhe Kryeministri se Ambasadori i tyre, nuk e ka deklaruar në formularin e pasurisë kompaninë e tij në Mal të Zi, tanimë e famshme për transakcionin me kompaninë, sipas Kurtit të nipit të Stanishiqit?

A është pikërisht frika se po zbulohet ky skandal, shkak se përse Vetëvendosje e ka bllokuar formimin e komisionit hetimor parlamentar për blerjen e energjisë?

A po pengohen organet e rendit dhe drejtësisë të veprojnë sipas ligjit në këtë skandal?

Ku janë kufijtë moral të Kryeministrit dhe Presidentes. Nëse jemi në pritje të një epilogu eventual të organeve të drejtësisë, pyetja ime është a kanë kufij moral këta?.

Të ngjashme