Haradinaj: Kufiri është në Çakorr, nuk ka vend për Zajednicë

Jabllanicë | 17 Maj 2017 | 16:31 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, nga koalicioni PDK, AAK, Nisma, ka thënë se besimin që ka arritur ta marrë nga qytetarët dhe subjektet politike do ta përdorë për të mirën e vendit.

Kreu i AAK-së ishte pjesëmarrës në një tubim në fshatin Jabllanicë të komunës së Gjakovës, ku janë janë përkujtuar 33 dëshmorët e kësaj ane.

”Besimi që kam marrë nga qytetarët dhe disa subjekte politike do ta përdor për të mirën e vendit dhe jo për interesat politike të partisë”, u shpreh Haradinaj.

Më pas, Haradinaj foli edhe për temat e ndjeshme aktuale në vend – Demarkacionin deh formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, për çka kishin pasur përplasje të mëdha me partnerin e ri të koalicionit.

Ai ka siguruar se nuk do të ndryshojë mendim për kufirin dhe ASK-në. Ai tha se kufiri i Kosovës është na Çakorr, ndërsa nuk do të ketë vend për Asociacion e as për Serbi në Kosovë.

”Kosova është e vogël nuk ka vend për Asociacion, kufiri i Kosovës është në Çakorr, në Kosovë nuk ka vend për jug e për veri, në Kosovë nuk do të ketë vend për Serbinë”, ka thënë Haradinaj.

Në këtë tubim ka marrë pjesë dhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli, partneri i ri i Haradinajt. Në fillim të fjalës së tij, Veseli ka përshëndetur Haradinajn, të cilin e quajti kryeministër i Kosovës.

“Me vjen mire qe është këtu dhe e përshëndesë atë që është nip i Shqiponjës, kryeministrin Ramush Haradinaj”, ka thënë Veseli.

Veseli, i cili do të jetë bartës i Listës PDK-AAK-Nisma, dhe kandidati për kryeministër, Haradinaj, janë ulur pranë njëri-tjetrit dhe janë parë teksa bisedojnë kokë më kokë.

 

Lexo më shumë:

Të ngjashme