Haradinaj: Kufiri mbetet në Çakorr, vizat mund të hiqen brenda tre muajsh

Prishtinë | 03 Tet 2017 | 11:22 | Nga Kaltrina Zymberi

Kryeministri Ramusha Hardinaj ka thënë se vazhdon të insistojë që kufiri i Kosovës me Malin e Zi mbetet në Kullë dhe Çakorr, por se komisioni i ri i ka të lira duart për të nxjerrë përfundimet lidhur me këtë cështje.

Ai ka deklaruar se konkluzionet e këtij komisioni mund të mos jenë të shpejta dhe mund ta shtyjnë liberalizimin e vizave, por se puna do të kryhet si duhet.

Sipas tij, mund të vonohemi me demarkacionin, por është në proces dhe mund të avancojnë më shumë në MSA-në për një vlerësim pozitiv.

“Kam marrë edhe një shkrim lidhur me këtë pyetje dhe kështu është gjendja. Kufiri është në Çakorr dhe Kullë, është dhe do të mbetet. Është temë që Kosova e di, duhet një Komision i ri t’i kryejë procedurat që i takojnë të vërtetojë. Liberalizimi i vizave është temë që është ndërlidhur përpos reformave në rend dhe ligj në qasjen e korrupsionit, dhe ato administrative në MSA, që janë nxjerrë në agjendën reformuese evropiane, ka 22 veprime”, tha Haradinaj.

“Ne mund të jemi më vonë me demarkacionin, pra mund të vonohemi për shkak se Kosova si ka versionet tashmë. Kjo temë mund të çalojë por është në proces, është operacionale që ende në afat të tillë kohor pritet të vijë përgjigja për liberalizimin. Kemi bërë përpjekje që në këtë kohë puna të fillojë edhe nga ne edhe nga agjencia evropiane dhe nga Kosova e ministrja e Integrimeve, punë këto të cilat janë intensive dhe në zbatim. Po përdorim formulën e zbatimit të tyre. Nëse duhet të kërkohet falje për një të paarritur edhe e bëj, por ende mbaj shpresë që do marrim lajmin e duhur”, deklaroi kryeministri.

Këto deklarime ai i bëri pasi Dardan Molliqaj, ka pyetur kryeministrin për a ka mundësi që liberalizimi të ndodh brenda tre muajve.

“A mund të na tregoni zotimin për liberalizimin e vizave për 3 muaj sepse sipas logjikës time kjo nuk është e mundur apo krejt kjo është për zgjedhje elektorale dhe nëse nuk bëhet për 3 muaj a do të kërkoni fjale në Kuvend”.

Të ngjashme