Haradinaj kujton 20 dëshmorët nga Sllupi, Hereqi e Dujaka

Prishtinë | 23 Pri 2021 | 11:05 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar dëshmorët nga Sllupi, Hereqi dhe Dujaka në 23-vjetorin e rënies.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj grupi i luftëtarëve ishte nga të parët që ktheheshin me armët e lirisë të cilët ranë heroikisht në përballje me armikun në kufirin me Shqipërinë. 

“23 prilli i vitit 1998, është prej ditëve më të kobshme të Luftës Çlirimtare në Dukagjin. Grupi i luftëtarëve, prej grupeve të para që ktheheshin me armët e lirisë, do të binin heroikisht në përballje me armikun në kufirin që padrejtësisht ndante shqiptarët”, ka shkruar Haradinaj. 

Kujtojmë që në prillin e vitit 1998, mijëra 

luftëtarë nga Dukagjini, kishin mësyer territorin e Shqipërisë për t’u armatosur.

Të ngjashme