Haradinaj kujton Adem Demaçin: Na e mësove rrugën deri te liria, duke dhënë më shumë se të gjithë nga liria jote

Prishtinë | 26 Shk 2021 | 16:30 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar ditëlindjen e të ndjerit, veprimtarin e çështjes kombëtare, Adem Demaçit.

Haradinaj ka shkruar se kur të tjerët u ndalën, Demaçi vazhdoi dhe i mësoi të tjerët rrugën deri në liri.

“Kur të tjerët iu gëzuan lirisë së pjesshme, ti e kërkoje të drejtën e plotë të shqiptarëve.

Na e mësove rrugën deri te liria, duke dhënë më shumë se të gjithë nga liria jote.

Urime ditëlindja baci Adem!”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme