Haradinaj kujton Aganin: Ishte ndër themeltarët e Republikës së Kosovës

Prishtinë | 06 Maj 2020 | 15:02 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar veprimtarin e shquar të çështjes shqiptare, Fehmi Aganin, në 21-vjetorin e vrasjes së tij.

Haradinaj, Aganin e ka vlerësuar lartë, duke thënë se ka qenë një prej ideatorëve themeltarë të Republikës së Kosovës.

“Me kalimin e viteve nuk zbehet vepra e lartësuar patriotike e Akademik Fehmi Aganit, një nga ideatorët themeltarë të Republikës së Kosovës. Fehmi Agani ishte ideolog dhe veprimtar i paepur shtetformues, i cili u vra mizorisht nga pushtuesi, 21 vjet më parë”, ka shkruar ai.

Haradinaj ka theksuar se Agani, si profesor  e intelektual largpamës, kishte zgjedhur anën e drejtë të historisë.

“Profesor e intelektual i urtë e largpamës, ai zgjodhi anën e drejtë të historisë, rreshtimin me idealet e kombit. Njeri i vlerave që na mbajnë bashkë dhe të lirë në komb. U kujtoftë përjetë!”, ka shkruar ai në fund.

Të ngjashme